Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lames&Klodian Saliut/ Dëshmia e të penduarit Luftar Reçi rreston Ymerin, Taullain, e Shullazin, Lul Beri

8 Dhjetor 2020, 15:40 Nga DOSJA
Vrasja e Vajdin Lames&Klodian Saliut/ Dëshmia e të penduarit

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me burg” për Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Indrit Taullain, Viktor Ymerin, Luftar Reçin dhe Plarent Dervishajn.

Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore në ngarkim të grupit që akuzohet për të paktën 2 vrasje të bujshme që kanë ndodhur në vitin 2005, ekzekutimi i Vajdin Lamajt bashkë me Artan Arsin dhe ai i rivalit të Lulzim Berishës, Klodian Saliu. Fillimisht (më 6 dhjetor) është arrestuar në Kosovë Indrit Taullai, i cili u la sot në masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë, ndërsa dje në Dukat është prangosur daja i Edison Harizajt, Viktor Ymeri. Ndërkohë që për Emiljano Shullazin, është komunikuar masa e sigurisë në burg, duke qensë se ai tashmë është i arrestuar dhe ndodhet pas hekurave për vepra të tjera penale.

Ndërkohë Lulzim Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se pak ditë më parë janë larguar nga vendi. Regjistrimi i procedimit penal është bërë më 21 tetorit 2020 nga SPAK dhe mbi grupin rëndojnë akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” për dy ose më shumë persona, të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe armëmbajtjes pa leje.

Pak minuta pas publikimit të lajmit nga Dosja.al, SPAK publikoi njoftimit zyrtar duke konfirmuar rihapjen e dosjeve të bujshme. Në operacionin e koduar “Asgjë nuk harrohet” u përfshinë 60 efektivë policie dhe një tufë me prokurorë. Ky operacion ka marrë edhe përkrahjen e ambasadës amerikane në Tiranë. Vetë ambasadorja Yuri Kim shkruan se shpreson që SPAK të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.  

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi luftar reci plaurent dervishaj spak viktor ymeri emiljano shullazi luftar reci plaurent dervishaj spak viktor ymeri

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 12:59

TIRANË– “Ishit barbona, u bëtë vrasës, jeni llumi, jeni kriminelë”, këto janë disa nga qindra komentet që qytetarët kanë lënë në faqen zy...