Aktualitet

“Ishim shokë fakulteti”, Skënder Brataj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut nga Vlora: Na hidhërove shum

8 Dhjetor 2020, 13:55 Nga DOSJA
“Ishim shokë fakulteti”, Skënder Brataj mesazh

TIRANË-Mjeku i njohur Skënder Brataj ka dhënë një mesazh ngushëllimi për mjekun gjinekolog nga Vlora Leonard Kamberi, i cili ndërroi sot jetë. Ndër të tjera Brataj zbulon se ka qenë shok fakulteti me të ndjerin.

“Dr. Leonard Kamberi na hidhërove shumë me largimin e parakohshëm. Shokë fakulteti, mik dhe koleg i përgatitur dhe i përkushtuar, Covid-19 nuk të kurseu as ty. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Brataj në rrjetet sociale.

Më herët një mesazh ngushëllimi erdhi edhe nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, që tha se Kamberi priste të bëhej baba pas pak ditësh.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete leonard kamberi skender brataj nderron jete leonard kamberi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 12:59

TIRANË– “Ishit barbona, u bëtë vrasës, jeni llumi, jeni kriminelë”, këto janë disa nga qindra komentet që qytetarët kanë lënë në faqen zy...