Aktualitet

BILANCI/ Ndërrojnë jetë 14 persona nga Covid-19 dhe 753 raste të reja, rëndohet sotuata në Shqipëri, 347 qytetarë po kur

8 Dhjetor 2020, 15:30 Nga DOSJA
BILANCI/ Ndërrojnë jetë 14 persona nga Covid-19 dhe 753 raste

TIRANË– 936 viktima, 20 mijë e 973 të infektuar aktivë dhe 22 mijë e 527 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit bëri me dije se 14 persona kanë ndërruar jetë. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç, kanë humbur betejën me Covid-19, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 936.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e Covid19. MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes, për t’u referuar për testim dhe për rimbursimin e barnave. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar. Është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid apo nëse  keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet covid.

COVID-19 – Statistika (08 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         753

Të shëruar ne 24 orë      347

Të shtruar në spitale      450

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore              2.532

Testime totale           208.503

Raste pozitive            44.436

Raste të shëruara       22.527

Raste Aktive             20.973

Humbje jete              936

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11364

Fier     1620

Durrës     1374

Korçë  1119

Vlorë  1053

Shkodër       899

Elbasan     835

Lezhë  775

Berat  742

Gjirokastër  489

Kukës  438

Dibër  265

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 12:59

TIRANË– “Ishit barbona, u bëtë vrasës, jeni llumi, jeni kriminelë”, këto janë disa nga qindra komentet që qytetarët kanë lënë në faqen zy...