Aktualitet

Transport emigrantësh të paligjshëm, arrestohen 3 persona

8 Dhjetor 2020, 14:59 Nga DOSJA
Transport emigrantësh të paligjshëm, arrestohen 3 persona

VLORË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme të cilët janë kapur në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë. Policia ka bërë të ditur se personi A.B 25 vjeç dhe M.P 18 vjeç janë arrestuar në Llogara duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm më dy makina tip “Toyota Yaris” ndërsa i arrestuari i tretë është A.K 26 vjeç i cili po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm me makinën tip “Benc”.  Personat e arrestuar po e kryenin këtë shërbim kundrejt pagesës 250 euro për secilin emigrantë të transportuar.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihet në pranga 3 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Vlorë për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se tre shtetas po transportonin nga Saranda emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 250 euro për person, kapën dhe arrestuan shtetasit. A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe M. P., 18 vjeç, banues në Konsipol,Sarandë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në fshatin turistik “Llogara”, duke transportuar me dy mjete tip “Toyota Yaris” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.  A. K., 24 vjeç, banues në Lushnje, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në aksin Llogara-Orikum, duke transportuar me mjetin “Benc”, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 12:59

TIRANË– “Ishit barbona, u bëtë vrasës, jeni llumi, jeni kriminelë”, këto janë disa nga qindra komentet që qytetarët kanë lënë në faqen zy...