Aktualitet

Operacioni i policisë në Romë/ Kapen rreth 75 kg kanabis, arrestohen 2 shqiptarë

8 Dhjetor 2020, 14:14 Nga DOSJA
Operacioni i policisë në Romë/ Kapen rreth 75 kg kanabis,

ITALI-Autoritetet policore në qytetin e Romës kanë bërë të mundur sekuestrimin e 75 kg kanabis sattiva, ku dhe kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë me iniciale P.A 31 vjeç dhe B.A., 37 vjeç.

Sakaq, arrestimi i tyre ka ardhur pas një kontrolli në territor në një lagje periferike të Romës, i cili ka bërë të mundur ndalimin e një automjeti të drejtuar nga shqiptari 37-vjeçar.

Mësohet se me ndihmën e qenve antidrogë u gjetën të fshehur në një nga sediljet e automjetit një çantë stofi e zezë me 12 pako hashash. Më pas në kontrollin e banesës së shqiptarit në komunën Castelnuovo di Porto, u gjetën rreth 61 kg të tjerë hashash të fshehur në një dollap në dhomën e gjumit.

Policia ka lënë në paraburgim dy shqiptarët, ndërkohë që  hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali rome shqiptar te arrestuar ne rome itali rome shqiptar te arrestuar ne rome

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 12:59

TIRANË– “Ishit barbona, u bëtë vrasës, jeni llumi, jeni kriminelë”, këto janë disa nga qindra komentet që qytetarët kanë lënë në faqen zy...