Aktualitet

Ekzekutimi i 25 vjeçarit nga efektivi, ish-prokurori Trenova: Punonjësi i Policisë ka të drejtë që të përdorë armën, p

8 Dhjetor 2020, 15:02 Nga DOSJA
Ekzekutimi i 25 vjeçarit nga efektivi, ish-prokurori Trenova:

TIRANË– Ish-prokurori Gentian Trenova ka komentuar ekzekutimin e 25-vjeçarit Klodjan Rasha i cili u qëllua për vdekje nga punonjësi i Policisë së Shtetit, ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Laprakës në Tiranë.

Tërnova u shpreh se kjo ngjarje vjen pas klimës së përgjithshme në vendin tonë, ku Policia ka zgjeruar kompetencat edhe në çështje që nuk i takojnë, dhe sa kohë që sistemi gjyqësor është ende pa u konsoliduar, askush nuk e kontrollon punën e Policisë.

Kemi të bëjmë me një shtet policor ku çdo gjë funksionon në logjikën e një polici, se kush duhet arrestuar dhe kush duhet liruar. Persona të krimit të organizuar janë shumë të qetë në punën e tyre, që vjen dhe si pasojë e një sistemi gjyqsor që është i tulatur. Duke qenë se sistemi gjyqësor është i tulatur, Policinë nuk ka se kush e kontrollon. Ka shumë të ngjarë që rasti i sotëm, që të jetë një abuzim nga ana e Policisë, që vjen dhe nga një frymë jo e drejtë me të cilën efektivët ushqehen nga eprorët e tyre. Ky është problemi i Policisë sot, për rastin në fjalë nuk mund të them shumë nëse efektivi do të dënohet dhe sa do të dënohet. Jemi nga situata e vëtëmbrojtjes, ose tejkalim i vetëmbrojtjes, dhe deri te vrasja që nuk mund të jetë me dashje, por që ka ndodhur. Mund të jetë dhe një abuzim dhe një teprim nga ana e punonjësit të Policisë. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, dua të sqaroj dhe frymën e shtetit policor, që nis me rrahjet dhe shoqërimet e qytetarëve të thjeshtë. Në shumë raste punonjësit e Policisisë çojnë njerëzit në gjykatë pa pasur prova. Punonjësi i Policisë ka të drejtë që të përdorë armën, por ka një rregullore të qartë sesi ajo përdoret. Rrethanat që ka ndodhur ngjarja janë të paqarta dhe të dyshimta“, u shpreh Trenova.

Vrasja ndodhi në orën 01:45 pas mesnate. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane ish-prokurori gentian trenova efektivi vret te riun ne tirane ish-prokurori gentian trenova

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 12:59

TIRANË– “Ishit barbona, u bëtë vrasës, jeni llumi, jeni kriminelë”, këto janë disa nga qindra komentet që qytetarët kanë lënë në faqen zy...