Aktualitet

“Sude interneti”/ Plas keq! Alfred Çako s’toleron ta përmendin, merr në telefon Lelën: Të pres te liqeni të të rrah

8 Dhjetor 2020, 13:39 Nga DOSJA
“Sude interneti”/ Plas keq! Alfred Çako s’toleron ta

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin “PolitikON” është diskutuar lidhur me influencuesit e rrjetit, ku ndër ta është përmendur edhe Alfred Cako. Ishte prezantuesja e sportit, Eva Murati ajo që është shprehur se ai nuk duhet ftuar më në studiot televizive pasi thotë publikisht gjëra të pavërteta, siç edhe ishte “perla” me e fundit se vaksina anti-COVID ndryshon orientimin seksual.

“Influencues shumë negativ dhe që nuk duhet lejuar më në studiot televizive shqiptare është Alfred Cako. Del publikisht dhe thotë budallallëqet nga më të ndryshme. Ka krijuar një ushtri me konspiracione që thotë mos e mbani maskën dhe mos bëni vaksinën. Ky nuk është edukim. Ai ftohet dhe lejohet për shkak të klikimet. Mendoj se shteti duhet të ndërhyjë,”- tha Murati. Ndërsa moderatori Alfred Lela ka ndërhyrë duke e quajtur një “sude interneti”.

Mesa duket fjala e fundit dhe e vetme që Lela tha për të ka prekur Cakon, i cili pas emisionit e ka marrë Lelën në telefon, dhe sipas gazetarit e ka fyer dhe e ka këcënuar. Me anë të një statusi në Facebook, Lela u shpreh se kishte marrë shumë seriozisht “kërcënimin” e Çakos, duke shtuar me ironi se ai i di sekretet e shkencës.

“Alfred Cako sapo me mori ne telefon me sharje e kercenime, me pretendimin se e kam fyer mbreme ne emisionin PolitikON. Me tha se nuk eshte Poet dhe se me pret te Liqeni ku kerkon te rrihet me mua (apo te me rrahe!!!). Une fushkrujs jam (edhe pse qellon te merrem me shkrime ne vend te ekzekutimeve), por u tremba se, thashe me vete: ky qe di kaq shume per gjera kaq te mistershme te shkences, kush e di se si mund te me qelloje me nje shikim. Por gjuha, sjellja dhe anima e nje njeriu te ketille, qe del ne publik per te marre benefitet, por as i kupton dhe as i perfill, kostot e te qenit ne publik, me thote shume per faktin se si, asnje televizion dhe lexim, disa njerezve nuk ua tret nga fytyra dhe predispozita mungesen e 2 mije viteve qyteterim. P.S. Covid-19 e paskam kaluar pa asnje shenje, tani me duhet te kaloj edhe Cako-20. Zot na ruaj!,”- shkruan Lela në postimin e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred cako alfred lela eva murati alfred cako alfred lela eva murati

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 12:59

TIRANË– “Ishit barbona, u bëtë vrasës, jeni llumi, jeni kriminelë”, këto janë disa nga qindra komentet që qytetarët kanë lënë në faqen zy...