Aktualitet

8 Dhjetor 2020, 12:59 Nga DOSJA

TIRANË– “Ishit barbona, u bëtë vrasës, jeni llumi, jeni kriminelë”, këto janë disa nga qindra komentet që qytetarët kanë lënë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook. Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Shqiponjave është tema kryesore e diskutimit në rrjetet sociale, ku qytetarët janë ndarë në pro dhe kundër; Por ajo që vërehet është vala e inatit me policinë e Shtetit. Ata kërkojnë drejtësi për Klodianin, duke mos u mjaftuar me arrestimin e efektivit por duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë me komentet:

E njëjta panoramë mund të shihet për disa çaste edhe tek faqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Lleshaj bën një pastrim gjeneral të komenteve duke mos na lejuar as të kapim dot komentet negative për foto. Zyra e propagandës punon edhe në ditët e pushimit.

Vrasja ndodhi në orën 01:45 pas mesnate. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha sander lleshaj vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha sander lleshaj vritet klodian rasha

Sondazh

Poll