Aktualitet

Efektivi tha se 25 vjeçari u largua në mënyrë të dyshimtë ndaj e qëlloi/ NENI që tregon se polici shkeli rregullin për

8 Dhjetor 2020, 11:59 Nga DOSJA
Efektivi tha se 25 vjeçari u largua në mënyrë të

TIRANË– Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë po shkakton shumë zhurmë online. Kjo për shkak se fillimisht u raportua se i riu kishte armë me vete, më pas familjarët e tij deklaruan para mediave se djali i tyre nuk kishte armë e se mbante në duar vetëm dy hurma.

Mirëpo pavarësisht nëse Rasha kishte apo jo armë me vete, sipas nenit 7 efektivi i policisë nuk duhet ta kishte shkrepur armën. Kjo pasi në këtë nen thuhet qartë:

Arma nuk përdoret kur personi që paraqet rrezikshmëri përpiqet të largohet, gjë që tregon synimin e tij për të hequr dorë nga realizmi i aktit kriminal dhe kur ky largim nuk paraqet kërcënim për pacënueshmërinë e personave të tjerë.

Duke qënë se vetë efektivi rrëfeu se i riu ishte duke duke u larguar me vrap, në këtë rast ai nuk duhet ta kishte qëlluar.

Një prej efektiveve e ka ndjekur me vrap nga zona e Don Boskos deri pranë shtëpisë së të riut në Laprakë, dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri. Gjatë gjithë kohës, efektivi i Policisë e ka pasur të fikur kameran e tij të trupit, një provë që do të ishte shumë e rëndësishme për të vërtetuar nëse 25-vjeçari ka përbërë vërtetë kërcënim për të, aq sa ta qëllonte për vdekje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane vritet klodian rasha

Sondazh

Poll