Aktualitet

Mbi 800 të infektuar çdo ditë! Zv.ministrja Rakacolli: E kemi parë pozitivisht qëndrueshmërinë e shifrave, shkak i masave

8 Dhjetor 2020, 12:20 Nga DOSJA
Mbi 800 të infektuar çdo ditë! Zv.ministrja Rakacolli: E kemi

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka kërkuar që qytetarët të fokusohen më shumë tek të shëruarit sesa të vdekurit nga pandemia e koronavirusit. Në një konferencë për shtyp, ajo u shpreh se Komiteti e ka parë si pozitive qëndrueshmërinë e shifrave edhe pse çdo ditë raportohen më shumë se 800 të infektuar dhe mbi 15 viktima. Ajo ka shtuar se numri në total i viktimave do të rishikohet në fund të pandemisë.


PJESË NGA KONFERENCA:

Ka ndryshime të shifrave në bashki të vendit, pse kemi shifra më të larta nga bashkitë? A përfshihen pacientë që kanë ndërruar jetë në kushte shtëpie?

Rakacolli: Raportohen rastet që strukturat tona i kualifikojnë COVID. S’mund të kenë paralelizëm me agjensitë funerale. Jemi në mes të një luftë, bilanci bëhet më pas, jo në mes. Çdo gjë thuhet me përgjegjësi. Shkaku i vdekjes vendoset nga mjeku dhe raportohet nga ne. Numri i të vdekurve do të rregullohet. Të fokusohemi tek të shëruarve, ka njerëz që kanë vdekur edhe nga sëmundje të tjera. Vdekjet nuk janë vetëm nga COVID-19. Le ta tregojmë me vepra që jemi europianë. Bilanci bëhet në fund të luftës. Mos të fokuesohemi këtu.

Viktimat jashtë vendit përfshihen në raportin këtu?

Fico: E kemi dhënë disa herë, për çdo njeri që humb jetën me kombësi shqiptare duhet të ç’regjistrohet. Është shqetësim njerëzor por në pjesën tonë të luftës nuk është informacioni që i vjen Ministrisë së Shëndetësisë. Kam pasur përvoja personale që janë ç’rregjistruar.

A do të licensohen privatët për testet e shpejta? Nëse kemi përkeqësim të situatës çfarë masa do të merrni?

Rakacolli: Do shikojmë si do të jetë nevoja. Nuk bëhen në çdo fazë, dhe do shohim si do të shkojë. Është problem që shtrohet që tani. Është muaj i rëndësishëm. Sa i përket masave, nuk i themi dot në këtë moment. Kemi parë pozitivisht qëndrueshmërinë e shifrave. Në varësi të numrave do të shohim si do të shkojë. Çfarë të bëjmë që mos të shkojmë në masa të tjera shtrënguese? Ti bindemi autoriteteve shëndetësore.

Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar nëse do të ketë masa shtrënguese ose jo ndaj koronavirusit. Komiteti Teknik i Ekspertëve është shprehur se nga shifrat e kësaj jave do të përcaktojnë nëse do të merren masa më të ashpra. Mira Rakacolli e ka vlerësuar pozitive numrin e lartë të të infektuarve, ndërsa Fico ka dhënë detaje nga statistikat e ISHP-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 8 dhjetor 2020 mira rakacolli komiteti teknik i eksperteve 8 dhjetor 2020 mira rakacolli

Sondazh

Poll