Aktualitet

Ku jemi me vaksinën? Rakacolli: Kemi bërë pagesën e plotë! Do ta marrim në të njëjtën kohë si vendet e tjera

8 Dhjetor 2020, 12:38 Nga DOSJA
Ku jemi me vaksinën? Rakacolli: Kemi bërë pagesën e

TIRANË– Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se Shqipëria është e angazhuar maksimalisht për marrjen e vaksinës si pjesë e marrëveshjes COVAX. Rakacolli u shpreh se vendi ynë do ta ketë vaksinën në të njëjtën kohë si me vendet e tjera.


“Në çfarë faze janë negociatat për vaksinën? Kemi bërë pagesën e plotë që është kërkuar për të qenë në dritaren e parë të shpërndarjes së vaksinës, Kur vaksina që është pjesë e COVAX për t’u shpërndarë ne jemi në dritaren e parë dhe nuk janë të gjitha shtete në dritaren e parë. Përveç kësaj qeveria është edhe në përpjekje për të siguruar nëse ka ndonjë vaksinë që mund të dalë më parë, është prioritet dhe besoj fort që kjo vaksinë do të jetë në të njëjtën kohë siç edhe në vendet e tjera,“- tha Rakacolli.

Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar nëse do të ketë masa shtrënguese ose jo ndaj koronavirusit. Komiteti Teknik i Ekspertëve është shprehur se nga shifrat e kësaj jave do të përcaktojnë nëse do të merren masa më të ashpra. Mira Rakacolli e ka vlerësuar pozitive numrin e lartë të të infektuarve, ndërsa Fico ka dhënë detaje nga statistikat e ISHP-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 8 dhjetor 2020 mira rakacolli komiteti teknik i eksperteve 8 dhjetor 2020 mira rakacolli

Sondazh

Poll