Aktualitet

Masat anti-COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Shifrat e kësaj jave vendosin nëse do ketë masa shtesë! Vaksinën do e marr

8 Dhjetor 2020, 12:05 Nga DOSJA
Masat anti-COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Shifrat e kësaj jave

TIRANË– Konferencë e Komitetit Teknik të Ekspertëve kanë dalë në një konferencë për shtyp për të folur lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha kjo javë do të jetë vendimtare lidhur me masat që do të vendosen nga Komiteti për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Numrin e lartë të të infektuarve të viktimave, Rakacolli e ka parë me spektër pozitiv, duke u shprehur se gjendja është konstante. Megjithatë edhe njëherë ajo bëri thirrje për respektimin e masave nga qytetarët. 

Në një përmbledhje të gjendjes dhe statistikave të të infektuarve, drejtoresha e Përgjithshme i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se Tirana rezulton të jetë qarku më i prekur, dhe tanimë ndiqet nga Gjirokastra dhe nga Lezha. Sipas saj, grupmoshat më të prekura janë 55-64 vjeç e 65-75 vjeç, dhe se ka një rritje të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive.


Më tej në fjalën e saj, ajo u shpreh se testi i shpejtë që ka mbërritur në Shqipëri nuk e zëvëndëson tamponin, dhe se do të vendoset nga mjeku momenti kur duhet kryer. Sa i përket vaksinës, përgjigjia erdhi nga Rakacolli, e cila siguroi se vendi ynë do ta sigurojë në të njëjtën kohë me të tjerët. Në fund, zv.ministrja ripërsëriti për një rivlerësim të shifrave të personave që kanë ndërruar jetë nga pandemia, por kërkoi që për momentin të mendojmë pozitivisht dhe të fokusohemi tek të shëruarit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik i eksperteve 8 dhjetor 2020 mira rakacolli albana fico komiteti teknik i eksperteve 8 dhjetor 2020 mira rakacolli

Sondazh

Poll