Aktualitet

U arrestua në Prizren, Gjykata lë në burg për 40 ditë Indrit Taullain, ish-anëtari i Bandës së Durrësit pritet të ekst

8 Dhjetor 2020, 11:28 Nga DOSJA
U arrestua në Prizren, Gjykata lë në burg për 40 ditë

PRIZREN- Indrit Taullai, ish-anëtari i bandës së Durrësit, do të qëndrojë së paku 40 ditë në burg. Ky është vendimi i gjykatës së Prizrenit, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në ngarkim të tij, ndërkohë që pritet të bëhet ekstradimi i tij në Shqipëri.

Dosja.al ka mësuar se ai është arrestuar për llogari të autoriteteve shqiptare, pasi akuzohet për një vrasje në vitin 2019 në Durrës. Ndalimi i tij është bërë në bashkëpunim me Interpol dhe me urdhër të SPAK.

Paralelisht në Shqipëri është arrestuar edhe një person tjetër, si pjesë e këtij operacioni, ndërsa sot pritet një komunikim zyrtar nga SPAK.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet indrit taullai indrit taullai

Sondazh

Poll