Aktualitet

Testet e shpejta mbërrijnë në Shqipëri/ Albana Fico: S’do të zëvendësojnë PCR! Vendos mjeku kur përdoret

8 Dhjetor 2020, 12:46 Nga DOSJA
Testet e shpejta mbërrijnë në Shqipëri/ Albana Fico:

TIRANË– Drejtoresha e Përgjithshme i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në një konferencë për shtyp është shprehur se testet e shpejta nuk do të zëvendësojnë tamponin.

Fico tha se testi i shpejtë do të përcaktohet nga ekspertët se kur dhe në cilën fazë do të provohet tek personat që dyshojnë se janë të infektuar. 


“Aplikimi sapo ka filluar dhe krahas testeve të shpejta aplikohet dhe PCR këto dy të dhëna do jenë pjesë e komunikimi të 24 orëve të ministrisë së Shëndetësisë. Testet e shpejta nuk do të zëvendësojnë PCR, vendoset nga mjeku se në çfarë dhe në ç’kohë do të përdoren”- tha Fico.

Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar nëse do të ketë masa shtrënguese ose jo ndaj koronavirusit. Komiteti Teknik i Ekspertëve është shprehur se nga shifrat e kësaj jave do të përcaktojnë nëse do të merren masa më të ashpra. Mira Rakacolli e ka vlerësuar pozitive numrin e lartë të të infektuarve, ndërsa Fico ka dhënë detaje nga statistikat e ISHP-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik i eksperteve 8 dhjetor 2020 albana fico komiteti teknik i eksperteve 8 dhjetor 2020

Sondazh

Poll