Aktualitet

A do kemi shtrëngim të masave anti-COVID? Rakacolli: E gjitha varet nga kjo javë… ja kush grupmoshat më të prekurat nga C

8 Dhjetor 2020, 12:07 Nga DOSJA
A do kemi shtrëngim të masave anti-COVID? Rakacolli: E gjitha varet

TIRANË– Komiteti i Ekspertëve ka informuar sot për situatën në vend nga pandemia e koronavirusit. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se incidenca dy javore është 356 raste për 100 mijë banorë, dhe se grupmoshat e prekura janë 55-64 vjeç e 65-75 vjeç.

“Dy prefekturat që kanë incidencë më të lartë, vijojnë të jenë Tirana, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Grupmoshat e prekura 55-64 vjeç, ndjekur nga 65-75 vjeç. Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e nr të humbjes së jetëve në raport me numrin e të infektuarve mbetet në 2.1 %,”- deklaroi Fico.

Ndërkohë zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se do të shihet për një javë nëse do duhet të merren masa të tjera për pandeminë.

“Gjendja mbetet e qëndrueshme dhe do na duhet dhe një javë tjetër për të parë nëse ka këtë qëndrueshmëri dhe do shikojmë nëse do kemi nevojë për masa të tjera,”- tha ajo.

(k.m/dosja.al)
vijon…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli albana fico koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll