Bota

Përshëndetje të ngrohta, Kim Jong Un takon Vladimir Putin

25 Prill 2019, 08:51 Nga DOSJA
Përshëndetje të ngrohta, Kim Jong Un takon Vladimir Putin

RUSI- Putin dhe Kim përshëndetën njëri-tjetrin ngrohtësisht në takimin e zhvilluar ditën e sotme, duke shtrënguar duart para fillimit të dy ditëve të bisedimeve të parashikuara në qytetin lindor të Rusisë në Vladivostok.

Putin-i njoftohet se i tha Kim Jong Un-it se Rusia mbështeti përpjekjet e tij për të normalizuar marrëdhëniet e Koresë së Veriut me SHBA-në, duke shtuar se shpresonte që bisedimet e kësaj jave do të ndihmonin në sqarimin e rolit të mundshëm të Rusisë në ringjalljen e negociatave të ndërprera midis Uashingtonit dhe Phenianit.

Presidenti rus ka menduar që ta gostisë liderin koreano-verior me një darkë me ushqime tradicionale. (Lexo këtu)

Gjithashtu, presidenti rus, Vladimir Putin i ofroi udhëheqësit të Koresë së Veriut ndihmë, për të thyer bllokimin mbi programin e armëve bërthamore, pas takimit të dështuar të Kim Jong-ut me Donald Trump.

Marrë dhe përshtatur nga: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kim jong un kim jong un ne rusi vladimir putin kim jong un kim jong un ne rusi vladimir putin

Sondazh

Poll