Bota

Trump humbet ndjekësit, thërret në takim urgjent drejtorin ekzekutiv të Twitter

24 Prill 2019, 19:06 Nga DOSJA
Trump humbet ndjekësit, thërret në takim urgjent drejtorin

SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zhvilluar sot një takim me drejtorin ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, pasi i janë larguar mijëra ndjekës nga llogaria e tij. Trump u ankua tek CEO e rrjetit social se ata nuk e trajtonin mirë, pasi atij i ishin larguar më shumë se 204 mijë ndjekës që nga korriku 2018.

“Pres me padurim për të pasur një dialog të hapur”, shkroi Trump në Twitter pas mbledhjes. Drejtori Ekzekutiv i Tëitter, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, i shpjegoi presidentit amerikan se nuk kishte asnjë arsye për t’u alarmuar dhe se, ashtu si ai, njerëz të tjerë të famshëm kishin humbur ndjekësit kohët e fundit.

Ai i ka shpjeguar presidentit të SHBA se largimi i ndjekësve të tij është bërë pasi janë mbyllur shumë llogari që kanë qenë të rreme. Trump shkroi sërish pas takimit duke thënë se kishin diskutuar në lidhje me platformën dhe botën e mediave sociale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ceo i twitter donald trump ndjekesit ne twitter ceo i twitter donald trump ndjekesit ne twitter

Sondazh

Poll