Bota

Brigitte Macron hap shkollë për të padiplomuarit, përfshihet edhe vetë në mësimdhënie

25 Prill 2019, 07:37 Nga DOSJA
Brigitte Macron hap shkollë për të padiplomuarit, përfshihet

FRANCË- Gruaja e kreut të shtetit francez Emmanuel Macron, Brigitte Macron ka krijuar dy shkolla, financuar nga grupi luksoz LVMH, njëra prej të cilave është aktualisht në ndërtim e sipër. Sipas një informacioni ekskluziv të gazetës ‘Le Point’, së shpejti do të hapen dyert e shkollave në dy qytete franceze, një në Valence dhe tjetra në Clichy-sous-Bois.

Gjithashtu sipas burimeve të informacioneve gruaja e kreut të shtetit francez Emmanuel Macron, Brigitte Macron do t’i bëjë personalisht nxënësve të këtyre klasave, një kurs çdo dy javë ose një kurs mujor, ku do të japë gjuhën frënge.

Sa i përket kurseve, ata do të jenë të përshtatshëm për njerëzit nga 25 deri në 30 vjeç, pasi e kanë braktisur shkollën pa diploma dhe nuk kanë marrë një kualifikim ose kanë fituar një punë. Anglishtja, matematika dhe historia do të jenë pjesë e lëndëve të mësuara, si dhe punë të dizajnuara për t’i ndihmuar ata të formulojnë një projekt profesional ose të paraqiten në një intervistë.

Marrë dhe përshtatur nga: Le Figaro

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brigitte macron france hap shkollë për të pa diplomuarit brigitte macron france hap shkollë për të pa diplomuarit

Sondazh

Poll