Bota

U kthyen nga kampet e Sirisë, Gjykata cakton arrestin shtëpiak për 19 gratë në Kosovë

24 Prill 2019, 18:44 Nga DOSJA
U kthyen nga kampet e Sirisë, Gjykata cakton arrestin shtëpiak

KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për vendosjen e masës së arrestit shtëpiak për 19 gratë e kthyera nga Siria.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurave, për shkak të veprës penale, “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake” , “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Të pandehuarve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilën.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arrest shtepiak per 19 grate gjykata e prishtines grate e kthyera ne kosove kampet e isis arrest shtepiak per 19 grate gjykata e prishtines grate e kthyera ne kosove kampet e isis

Sondazh

Poll