Bota

Sistemet e mbrojtjes së raketave/ Zyrtari Mikhaev: Rusia do të nisë eksportimin e S-400 drejt Turqisë

24 Prill 2019, 19:00 Nga DOSJA
Sistemet e mbrojtjes së raketave/ Zyrtari Mikhaev: Rusia do të

TURQI- Rusia do të nisë eksportimin drejt Turqisë të sistemeve për mbrojtjen nga raketat S-400, duke filluar nga muaji korrik, tha një zyrtar rus.

Alexander Mikheev, kreu i eksportuesit shtetëror të armëve ruse Rosoboronexport tha se “Gjithçka tashmë është diskutuar dhe është rënë dakord”, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione nëse Turqia vulos marrëveshjen me Rusinë për importimin e sistemit antiraketë S-400.

Ankaraja ka thënë se blerja e këtij sistemi nuk duhet të bëhet shkak për sanksione, sepse Turqia nuk është rivale e Uashingtonit dhe mbetet e angazhuar ndaj aleancës së NATO-s./

Marrë nga: VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alexander mikheev rusi sistemet e mbrojtjes se raketave turqi alexander mikheev rusi sistemet e mbrojtjes se raketave turqi

Sondazh

Poll