Bota

Anëtari i partisë së tij dyshohet se ka lidhje me mafian, Salvini: Lani gojën para se të flisni për Ligën

24 Prill 2019, 18:35 Nga DOSJA
Anëtari i partisë së tij dyshohet se ka lidhje me mafian,

ROMË– Një anëtar i Ligës, parti e udhëhequr nga Mateo Salvini, ka rënë pre e akuzave se ka lidhje me anëtarë të mafies.

Bëhet fjalë për nënsekretarin e Transportit Armando Siri, i cili akuzohet se ka ndihmuar anëtarë të mafies në këmbim të 30 mijë eurove.

Lidhur me akuzat zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm Salvini kërkoi që të emri i tij të mos lidhej kurrë me bandat.

“Kurrë mos ma vendosni emrin krahas Mafias. Kushdo që flet për Ligën të lajë gojën para sepse kemi të bëjmë me Mafian.”

Prokurorët dyshojnë se Siri se ka marrë para për të modifikuar një normë që do të futet në projektin ekonomik të DEF 2018. Projekti do të kishte favorizuar fondet për firmat që veprojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme. Akuzat ndaj tij u bënë publike gjatë takimeve mes Partisë Lega e Veriut dhe Lëvizja Pesë Yjet për gjetjen e një zgjidhjeje për borxhin e qytetit të Romës.  

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuzat per lidhje me mafian armando siri itali matteo salvini akuzat per lidhje me mafian armando siri itali matteo salvini

Sondazh

Poll