Bota

Batalioni i Atlantikut/ Polici këndon me çifteli në darkën e Haradinajt

24 Prill 2019, 20:22 Nga DOSJA
Batalioni i Atlantikut/ Polici këndon me çifteli në darkën

KOSOVË- Në kuadër të përkujtimit të Batalionit të Atlantikut, ku ushtarët amerikanë iu bashkuan luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka organizuar një darkë me familjen dhe miqtë e tij. Në këtë darkë kanë marrë pjesë edhe disa efektivë të forcave policore të Kosovës.

Faqja rrënjët shqiptare ka publikuar në Facebook, videon, ku shfaqet polici, duke kënduar me çifteli, për të kujtuar të rinjtë që ranë gjatë luftës së Kosovës.

Çfarë është Batalioni i Atlantikut?

Në fillim të prillit të vitit të ardhshëm, para dy dekadash një numër i madh i të rinjve shqiptaro-amerikanë, lanë gjithë çka kishin, duke filluar nga familja, shtëpitë dhe punën në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Ata në atë kohë kanë vepruar në kuadër të Batalionit “Atlantiku, që u bë pjesë e rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, ishte pikërisht hoteli “Royal Regency”, në Yonkers të Neë Yorkut, ku këta djem filluan rrugëtimin për lirinë e Kosovës, me uniformat e UÇK-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni batalioni i atlantikut polici i kosoves ramush haradinaj batalioni i atlantikut polici i kosoves ramush haradinaj

Sondazh

Poll