Bota

Dëshmoi për krimet e Millosheviçit në Kosovë, ndahet nga jeta gazetari Dejan Anastasijeviq

25 Prill 2019, 07:23 Nga DOSJA
Dëshmoi për krimet e Millosheviçit në Kosovë, ndahet

SERBI– Është ndarë nga jeta gazetari Dejan Anastasijeviq, pas një lufte të gjatë me sëmundjen.

Në nder të tij “BBC News” njoftoi në gjuhën serbe: Dejan Anastasijeviq vdiq sonte në Beograd.

Anastasijeviq ka qenë korrespondent i gazetës amerikane “Time” nga viti 1995 deri më 2007. Ndërsa nga viti 2011 deri më 2016 korrespondent i Tanjug nga Brukseli.

Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, ai ka raportuar nga fushëbetejat në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

Madje në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, dëshmoi kundër në gjyqin e Sllobodan Millosheviqit.

Në vitin 2007 gazetari i mbijetoi edhe një atentati me bombë dore, ndërkohë që autorët ende nuk janë zbuluar. 

Ai ka shkruar për krimin dhe krimet e luftës dhe ka marrë çmime të shumta për punën e tij gazetareske. Angazhimi i tij i fundit gazetaresk ishte redaktori i BBC-së në gjuhën serbe.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dejan anastasijeviq lufta e kosovës dejan anastasijeviq lufta e kosovës

Sondazh

Poll