Sport

E la në stol në ndeshjen e fundit, trajneri i Lazios Simone Inzaghi flet për Strakoshën: Portieri është…

6 Dhjetor 2020, 10:14 Nga DOSJA
E la në stol në ndeshjen e fundit, trajneri i Lazios Simone Inzaghi

ITALI– Thomas Strakosha nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e Lazios. Pasi kaloi koronavirusin portieri shqiptar u rikthye në fushë por u kritikua jo pak në humbjen ndaj Udineses. Kështu, trajneri Simone Inzagi e uli në stol për ndeshjen e Champions ndaj Dortmund, si dhe dje ndaj Spezias. Mirëpo, tekniku, pas ndeshjes së djeshme, ka theksuar se nuk e harron gardianin, teksa shprehet se bëhet fjalë për një nga më të mirët e Serisë A.

“Portieri është një rol delikat. Strakosha është portieri jonë dhe do ta marrë veten, e do të marrë vendin e tij. Ky nuk duhet të jetë një problem, por një zgjidhje.Reina tani po bën mirë dhe është një orientim për ne. Por, nuk harroj Tomasin, ka qenë një nga më të mirët e Serisë A dhe prej katër vitesh është këtu me ne”, u shpreh Inzaghi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inzaghi lazio strakosha inzaghi lazio strakosha

Sondazh

Poll