Sport

VIDEO/ Strakosha humbet hierari te Lazio, në fitoren ndaj Spezia-s portieri shqiptar qëndroi në stol

5 Dhjetor 2020, 16:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Strakosha humbet hierari te Lazio, në fitoren ndaj Spezia-s portieri

ITALI- Lazio rikthehet te fitorja pas disfatës javën e kaluar ndaj Udineses. Këtë herë kryeqytetasit fituan ndaj Spezias me shifrat 2-1 falë golave të Immobiles dhe Milinkovic Savic. Sfida u zhbllokua në minutën e 15-të me anë të sulmuesit kryesor pas një pasimi të mesfushorit Savic.

Në minutën e 33-të, Lazio fitoi një goditje të lirë nga jashtë zonës, që e ekzekutoi në mënyrë perfekte Milinkovic-Savic, me portierit që thjesht shoqëroi me sy topin që tundi rrjetën. Ndeshja i rihap në minutën e 64-t nga Nzola, që pasi i krijoi vetes mundësi për të goditur, nuk i dha asnjë shans portierit veteran Reina.

Në minutën e dytë shtesë shënoi Pereira për Lazion, por ky gol u anulua për pozicion jashtë loje. Në këtë sfidë Strakosha ishte në stolin e rezervave, ndërsa Muriqi nuk ishte grumbulluar për arsye dëmtimi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll