Sport

VIDEO/ Inter duket se po merr formë, tris Bolognës në kampionat dhe tani me mendjen te Shakhtar Donetsk

5 Dhjetor 2020, 21:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter duket se po merr formë, tris Bolognës në kampionat

MILANO– Inter po rifillon të marrë formë. Pas disa ndeshjeve negative, zikaltërit po i rikthehen fitoreve dhe këtë e bëjnë në ndeshjen ndaj Bolognës duke triumfuar me shifrat 3-1. Takimi luajtur në “San Siro” foli për skuadrën e Contes që avantazhin e gjetën në minutën e 16-të me anë të Lukakut.

Në fundit e pjesës së parë Hakimi shfrytëzoi një pasim perfekt të Brozovicit nga thellësia, për të dyfishuar rezultatin, por ndeshja u rihap përkohësisht në minutën e 67-të nga Vignati, që u gjend në vendin dhe kohën e duhur për shifrat 2-1.

Për të vrarë përfundimisht takimin mendoi Hakimi, i cili u fut nga e djathta drejt qendrës, duke mposhtur sërish portierin Skorupski. Sulmi është arma më e fortë e zikaltërve, deri më tani kanë shënuar 26 gola, më mirë ka bërë Bayern Munich me 34 dhe PSG me 31 realizime.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bologna inter serie a bologna inter serie a

Sondazh

Poll