Sport

VIDEO/ Derbi i Torinos shkon për Juventusin, McKennie e Bonucci nderojnë bardhezinjtë

5 Dhjetor 2020, 19:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Derbi i Torinos shkon për Juventusin, McKennie e Bonucci

TORINO– Juventus mund Torinon me shifrat 2-1 dhe rikthehet rivalizues në tabelën e klasifikimit. Bardhezinjtë vuajtën jo pak përballë rivalit të qytetit pasi pjesën e parë e mbyllën në disavantazh ku Nkoulou shënoi për miqtë në minutën e 9-të, ndërsa bardhezinjtë reaguan vetëm në minutën e 77-të me Mckennie.

Kur ndeshja duket se do të mbyllej në barazim ishte kapiteni, Bonucci që me kokë mposhti portierin duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Juventusit. Me këtë fitore, bardhezinjtë ngjiten në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Torino në vendin e 18-të me 6 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus torino juventus torino

Sondazh

Poll