Sport

Rasti Eriksen vazhdon të “ziejë”, pas poshtërimit që i bëri Conte, futbollisti nuk i bashkohet festës së ekipit

6 Dhjetor 2020, 09:51 Nga DOSJA
Rasti Eriksen vazhdon të “ziejë”, pas poshtërimit

MILANO– Inter mori një fitore të rëndësishme përballë Bolognës në kampionat me shifrat 3-1. Pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit lojtarët festuan këtë sukses, por nga lojtarët e Interit ishte një fytyrë e trishtuar, i shkretë dhe ndoshta i poshtëruar. Po flasim për Christian Eriksen, futbollisti danez u kthye në dhomat e zhveshjes me kokën ulur pa festuar pas tre pikëve të marra.

Tani është  e qartë se historia e tij me Interin tashmë ka marrë fund dhe marrëdhënia (jo) me Antonio Conte vazhdon të shkaktojë tension. Edhe kundër Bolognës, danezi hyri në fushë vetëm tre minutat e fundit të ndeshjes. Kaq mjaftoi që menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, danezi të mos iu bashkohet festës së shokëve për fitoren, por të vrapojë drejt dhomave të zhveshjes, i zhgënjyer tej mase nga vendimi i trajnerit.

Megjithatë danezi është i detyruar të bashkëjetojë me Conten deri në janar, kur të hapet merkatoja, pasi tashmë i ka valixhet gati dhe gjasat janë që të rikthehet menjëherë në kampionatin anglez, aty ku ka shkëlqyer për vite me Tottenham.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eriksen inter eriksen inter

Sondazh

Poll