Sport

Zbulohet pse nuk u luajt në “Selman Stërmasi”: Tirana, 44 milionë lekë borxhe OSHEE-së!

5 Dhjetor 2020, 12:08 Nga DOSJA
Zbulohet pse nuk u luajt në “Selman Stërmasi”: Tirana, 44

TIRANE – Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, që u mbyll në barazim 0-0, u zhvillua një një terren tepër të rënduar dhe aspak të përshtatshëm të “Air Albania Stadium”, i cili duhet thënë se e dëmtoi mjaft cilësinë e këtij takimi, që la mjaft për të dëshiruar. Në lidhje me stadiumin, pati diskutime në vigjilje edhe nga trajnerët, të cilët e vunë në dyshim terrenin e ndeshjes.

Po pse nuk u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi”, i cili edhe menaxhohet nga klubi bardheblu?  Në emisionin “Gol pas Goli” gazetarja Vilma Masha u shpreh, se sipas informacioneve të saj, klubi i Tiranës, organizator i këtij takimi, ka 44 milionë lekë të vjetëra borxhe ndaj OSHEE dhe kësisoj, ndeshja nuk mund të luhej me drita në “Selman Stërmasi”.

Gjithsesi, derbi u zhvillua në një stadium, ku fusha e “Air Albania”, ashtu siç edhe ishte parashikuar, la tepër për të dëshiruar. Kjo vërehej edhe edhe nga lojtarët në fushë, teksa shprehin pakënaqësitë e tyre krejtësisht hapur.

Nga organizatorët e këtij takimi, derbi u vendos të zhvillohej ditën e premte për të shmangur ndeshjet europiane në fundjavë, ndërkohë që u kërkua edhe të luhej nën dritat e prozhektorëve, një mundësi të cilën në kryeqytet për Tiranën, aktualisht e mundësonte vetëm “Air Albania Stadium”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania stadium derbi i kryeqytetit partizani stadiumi selman stermasi tirana air albania stadium derbi i kryeqytetit partizani stadiumi selman stermasi tirana

Sondazh

Poll