Sport

Mazrekaj: “E kisha lënë futbollin, te Laçi edhe mund të bëhem lider”

5 Dhjetor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Mazrekaj: “E kisha lënë futbollin, te Laçi edhe mund

KORÇE – Mentor Mazrekaj, një lojtar mjaft teknik, ishte sulmuesi që shkëlqeu me Partizanin, por më pas luajti në Kosovë. Befas thuajse humbi dhe u zhduk nga fushat e futbollit. Mirëpo, merkaton e verës ai u bë pjesë e Laçit, ndërsa sot në Korçë ka qenë një nga lojtarët deçiziv për skuadrën e Nicës.

Pas ndeshjes, në “Gol pas goli”, sulmuesi Mentor Mazrekaj ka pohuar: “Kam bërë një pauzë të gjatë, e kam lënë, isha edhe në kategori të ulëta. Nuk e kisha në mendje të filloja po thashë: “hajde filloje dhe një herë”,  avash-avash. Kjo ishte ndeshja e parë që luaj pak më shumë, 45 minuta. Gjendja e skuadrës e mirë, por nuk e kuptoj se nuk po na ecën. Kemi grup të mirë, është vetëm fillimi, me kalimin e ndeshjeve do të ecim edhe më mirë”.

E ardhmja? “Shpresoj të kthehem, e di që më duan shikuesit. Shpresoj që me stërvitjen që po bëj, besoj se mund të kthehem, t’ia lëmë kohës. Kam ardhur në Shqipëri vetëm të ndryshoj imazhin tim te njerëzit, nuk e di se pse është ky mendim. Nuk kam ardhur, as për lekë apo gjë!”

Lider? “T’ia lëmë kohës, nuk i dihet, ndoshta mund të bëhem edhe lider”.

Derbi? “E pashë derbin, por ishte ndeshje e vakët me raste, nuk e di pse ngarkohen shumë në derbi dhe nuk ka cilësi shumë. Ngarkohen emocionalisht lojtarët dhe nuk ka raste”,-tha Mentor Mazrekaj në fund të prononcimit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi gol pas goli korce kosove laçi mentor mazrekaj derbi gol pas goli korce kosove laçi mentor mazrekaj

Sondazh

Poll