Sport

VIDEO/ Cadiz nuk konsiderohet më suprizë, mund edhe Barcelonën, tani katalanasit ndodhen 12 pikë larg kreut

5 Dhjetor 2020, 22:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Cadiz nuk konsiderohet më suprizë, mund edhe Barcelonën,

SPANJË– Barcelona bën hap fals në javën e 12-të të La Ligas. Katalanasit munden nga Cadiz me shifrat 2-1 në transfertë. Skuadra që këtë sezon është pjesë e elitës po bën mjaft mirë. Gjithçka nisi në minutën e 8-të me sulmuesin kryesor Gimenez i cili shënoi golin e parë. Pas shumë përpjekjesh të dështuara “blaugranat” barazuan në minutën e 57-të me Jordi Alban, por më shumë se gol i mbrojtësit të Barçës ishte autogol i Alcalas.

Gabim i rëndë në bashkëpunim mes Lenglet dhe portierit ter Stegen në minutën e 63-të, duke I dhënë mundësi Negredos që të ndëshkonte Barçën për herë të dytë në këtë mbrëmje me një gol që do t’i jepte fitoren Cadizit, pasi në minutat e mbetura nuk pati më ndryshim rezultati. Barcelona krijon kështu një hendek edhe më të thellë me kreun e renditjes, që mbahet nga Atletico e Madridit me plot 12 pikë më shumë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona cadiz barcelona cadiz

Sondazh

Poll