Sport

Vllaznia nuk gabon, rikthehet e vetme në krye të Superiores…

5 Dhjetor 2020, 16:44 Nga DOSJA

TIRANE – Eshtë mbyllur java e 6-të e Kampionatit të 82-të të Superiores. Pas premierës së djeshme me pak emocione dhe mjaft diskutime, Tirana-Partizani 0-0, sot u zhvilluan edhe katër takimet përmbyllëse të kësaj jave.

Vllaznia mposhti 1-0 Bylisin dhe rimerr e vetme kreun e Superiores. Një gol i Eni Imamit në minutën e 51-të ishte mëse i mjaftueshëm për shkodranët për t’u ngjitur në kuotën e 13 pikëve. Ndërkohë që në stolin shkodran nuk kishte trajnerin Brdariç, i cili e ndoqi këtë sfidë nga shtëpia për shkak të një problemi shëndetësor, por ndihmësin e tij Elvis Plori.

Sakaq, Skënderbeu dhe Laçi nënshkruan midis tyre barazimin drithërues 1-1 në Korçë. Uerdi Mara realizoi me një supergol në minutën 71-të për Skënderbeun, ndërkohë që në “in extremis” Dave Harmon, i ardhur nga stoli, realizoi në minutën e 92-të, duke i evituar humbjen e pamerituar të Laçit.

Thonë “pa dy nuk ka tre”. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen Kukësi-Apolonia. Verilindorët, pas fitores me Laçin dhe Vllaznisë, arritën edhe fitoren e tretë të radhës. Ata mposhtën me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Apolonisë. Sulmuesi Eze, në minutën e 78-të të ndeshjes shtyu topin në rrjetë, pas një asisti të Kuperit. Në krahun tjetër, Apolonia rregjistroi humbjen e tretë në rend, edhe pse me një lojë krejt të ndryshme nga ajo ndaj Laçit. Gjithsesi, mungesa e përvojës përcaktoi edhe fatin e kësaj ndeshjeje.

Teuta koleksionoi barazimin e pestë në 6 javë kampionat. Shifrat 1-1 “in extremis” në përballjen ndaj krutanëve. Durrsakët edhe kësaj here, dëshmuan se nuk dinë të fitojnë në “Niko Dovana”. Madje Kastrioti kaloi në epërsi në minutën e 83-të me Okebugun dhe për pak desh krijoi surprizën e javës. I riu Lorenco Vila, dy minuta më vonë, do ta shpëtonte Teutën nga “turpërimi” në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis java e 6-te e kampionatit te 82-te te superiores korçaret kurbinasit laçi shkodranet skenderbeu skuadra shkodrane ne krye te renditjes vllaznia bylis java e 6-te e kampionatit te 82-te te superiores korçaret kurbinasit laçi shkodranet skenderbeu skuadra shkodrane ne krye te renditjes vllaznia

Sondazh

Poll