Sport

“Jemi bërë si dasmorët,vetëm për fishekzjarret”, Olsi Rama ndez akoma e më shumë polemikat: Torassa goditi me…

5 Dhjetor 2020, 10:39 Nga DOSJA
“Jemi bërë si dasmorët,vetëm për

TIRANË-Derbi i heshtur në tribunë, por edhe në fushën e blertë, pasi Tirana e Partizani nuk arritën të shkojnë përtej barazimit pa gola, një rezultat ky që u shkon më shumë për shtat të kuqve, ndërsa Nevil Dede do të duhet të presë ende për fitoren e parë në pankinën bardheblu. Tekniku u ankua për atë penallti të padhënë, ndërsa në krahun tjetër, drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama ka shprehur rezervat e tij për gjykimin.

“Jemi bërë si puna e dasmorëve që shkojnë në dasmë për të parë vetëm fishekzjarret. Ishte një rast i diskutueshëm, Muçi kërkoi kontakt dhe u hodh përpara me kontaktin me Asanin. Unë kam qenë kritik me arbitrat në shumë pak raste. Përpara se të merremi me fishekzjarrët, të merremi me mbarëvajtjen e lojës.


Torasa goditi me bërryl lart Belicën, Najdovski ndërhyri ndaj Kardozos, që sipas UEFA-s dhe FIFA-s, një ndërhyrje nga mbrapa me këmbën e ngritur është i kuq. I pashë të gjithë komentet, ishin vetëm për Muçin. Në përgjithësi ishte një gjykim, që nuk ndikoi shumë te rezultati. Më për keq ndikoi fusha”, u shpreh Rama.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani olsi rama partizani

Sondazh

Poll