Sport

Martini shprehet optimist: “Teuta, nesër nuk e mendon barazimin me Kastriotin”

4 Dhjetor 2020, 20:35 Nga DOSJA
Martini shprehet optimist: “Teuta, nesër nuk e mendon barazimin me

DURRES – Trajneri shkodran i durrsakëve, Edi Martini, ka dalë sot para mediave për konferencën e zakonshme, në prag të ndeshjes ndaj Kastriotit. “Djemtë e detit” do të përballen nesër me krutanët, në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana”.

Kreu i stolit të Teutës ka theksuar, se mund të luajnë përsëri bashkë sulmuesit Hebaj dhe Kastrati, të cilët luajtën edhe në sfidën ndaj Bylisit në Ballsh. Martini, ndër të tjera theksoi, se ndaj Kastriotit nuk mendohet barazimi, ndërsa anësorin vlonjat Dejvi Bregun e ka cilësuar, si një lojtar që sakrifikon mjaft për skuadrën.

Barazimet dhe mungesa e golave? “Nuk është rënduar gjendja e skuadrës, por normalisht është diçka që duhet zgjidhur. Kemi punuar gjithë javës për këtë dhe shpresoj vta rregullojmë. Kemi kaluar situata edhe më të këqija, por mund të them se është e keqe. Po të shikosh ndeshjet, kemi dominuar në lojë, por nuk kemi arritur të shënojmë. Të gjitha statistikat flasin në favorin tonë. Megjithatë detyra jonë është të fitojmë ndeshjet dhe nesër besoj se do t’ia dalim”.

Kundërshtari? “Eshtë e vërtetë që ne dhe Kastrioti nuk kemi humbur, por ne në çdo ndeshje futemi në fushë për të fituar. Nuk mendojmë për humbjen apo barazimin, pavarësisht se ndeshjet të sjellin rezultate të tilla. Jam i bindur që nesër djemtë, me dëshirën që kanë treguar dhe karakterin që kanë, do të japin maksimumin dhe do ta fitojnë ndeshjen”.

Hebaj-Krasniqi? “E kemi menduar edhe here të tjera, por e provuam në Ballsh. Besoj se edhe nesër do të veprojmë njëlloj. Në ndeshjen me Bylisin u detyruam ta nxjerrim njërin jashtë, për shkak se u ndëshkuam me karton të kuq në fillim të pjesë së dytë. Bëmë një ndeshje të mire, të dy sulmuesit luajtën mire. Gjithsesi rezultati jep verdiktin e fundit. Një 0-0 atje nuk është rezultat i mirë për ne”.

Dejvi Bregu? “Bregu është një lojtar që mund ta fusësh kudo në sulm e në mesfushë. Eshtç mjaft i mire, ka inteligjencë. E dimë që roli i tij i preferuar është nga e majta, por na duhet aty dhe po sakrifikon mjaft për skuadrën”, – u shpreh gjatë konferencës për shtyp trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis dejvi bregu djemte e detit edi martini kastrioti niko dovana teuta trajneri shkodran i durrsakeve bylis dejvi bregu djemte e detit edi martini kastrioti niko dovana teuta trajneri shkodran i durrsakeve

Sondazh

Poll