Sport

Provimi farsë i Luis Suarez fut në telashe Juventusin, klubi bardhezi konfirmon: Paratici do të hetohet nga Prokuroria

4 Dhjetor 2020, 20:31 Nga DOSJA
Provimi farsë i Luis Suarez fut në telashe Juventusin, klubi bardhezi

PERUGIA-Një kapitull delikat i shtohet Juventusit për çështjen “provim farsë” nga Luis Suarez. Pas hetimit të kryer nga Guardia di Finanza, që konstatoi se provimi i uruguaianit për mbrojtjen e gjuhës italiane ishte parapërgatitur në mënyrë që Suarez ta kalonte me sukses, tani del klubi bardhezi që konfirmoi se drejtori sportiv është një nga personat e dyshuar nga prokurori i Perugia-s.

 NJOFTIMI I JUVENTUSIT

“Klub Futboll Juventus konfirmon se  Fabio Paratici është njoftuar për informacionin në lidhje me garantimin dhe të drejtën e mbrojtjes. Prokuroria Publike në Gjykatën e Perugia bazuar në nenin 371 të Kodit Penal detyron që të hetojë Paraticin dhe të ndihmojë për të  sqaruar pozicionin e tij brenda një kohe të arsyeshme “.

Sipas ligjit federal të vitit 2001, në raste të tilla klubet rrezikojnë nga një gjobë deri në përjashtim nga kampionati apo rënie nga kategoria, por opsionet e fundit duket se nuk janë për rastin e Juventusit, pasi bardhezinjtë ndryshuan strategji në merkato dhe në fund Suarez përfundoi te Atletico Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus luis suarez juventus luis suarez

Sondazh

Poll