Aktualitet

Protesta e opozitës/ Policia e Shtetit: Në protestë, individë me precedent penalë. Synohet destabilizimi i vendit

12 Shkurt 2019, 13:03 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Policia e Shtetit: Në protestë,

TIRANË- 4 ditë para protestës që opozita ka planifikuar të zhvillojë në Tiranë, ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Në një njoftim për mediat, policia ngre shqetësimin se në këtë protest dyshohet se do të marrin pjesë persona me precedent penalë që duan të krijojnë destabilitet në vend.

“Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.”-thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë.

PD dhe aleatët do të organizojnë një protestë më 16 shkurt ku kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet person me precedent penale policia e shtetit protesta e opozites person me precedent penale policia e shtetit protesta e opozites

Sondazh

Poll