Aktualitet

Lojrat e fatit/ Tavolinë pokeri e chipsa në lokal, pronari nuk ‘zë mend’, procedohet penalisht për herë të dytë

12 Shkurt 2019, 12:16 Nga DOSJA
Lojrat e fatit/ Tavolinë pokeri e chipsa në lokal, pronari nuk

MALLAKASTËR- Pronari i një lokali është proceduar penalisht për herë të dytë pasi kishte vijuar me aktivitetin e tij të lojrave të fatit.

Kësaj herë denoncimi kishte ardhur nga banorët e zonës.

Procedimi ndaj K.M., 26 vjeç, banues në Ballsh, filloi pasi në lokalin e tij u gjet një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Bashkëpunimi me qytetarët procedon penalisht për herë të dytë pronarin e nje lokali për “Organizim të lojrave të palejuara dhe vënia në dispozicion e lokalit për lojra të palejuara”

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, nga informacionet e mara nga qytetarët, u konstatua për herë të dytë i njëjti subjekt ku zhvilloheshin lojra fati.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u procedua penalisht për herë të dytë për të njëjtën vepër penale pronari i subjektit, shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara”.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit .

Policia e Shtetit falenderon qytetarët dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lojrat e fatit mallakaster procedim penal lojrat e fatit mallakaster procedim penal

Sondazh

Poll