Aktualitet

Klodian Tomorri: Qeveria po jep me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve, pse hesht opozita?

12 Shkurt 2019, 12:29 Nga DOSJA
Klodian Tomorri: Qeveria po jep me koncesion kontrollin e pompave të

Gazetari Klodian Tomorri ka treguar së fundmi se qeveria po jep me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve një kompanie private.  Sot ky shërbim është shtetëror dhe kryhet nga drejtoria e metrologjisë. 

“Praktikisht koncesioni i pompave eshte nje transferim i paster i taksave te qytetareve nga buxheti i shtetit ne llogari private. Nese dy koncesionet e meparshme, te cilet prekin naften, ai i markimit dhe skanimi u dhane tek privati per sherbime qe nuk kryheshin fare nga shteti, ky i pompave eshte unik. Ketu jepet nje sherbim, i cili kryhet aktualisht nga shteti dhe per te cilin nuk ka asnje ankese nga askush.”, shprehet gazetari. 

Më tej gazetari ngre pyetjen “Pse po hesht opozita teksa buxheti i shtetit devijohet në llogari private?”

Reagimi i plotë:

Kush ja mbylli gojen opozites per koncesionin e pompave?

Qeveria po pergatit nje tjeter koncesion, i cili ja kalon kontrollin e pompave ne stacionet e karburanteve nje kompanie private. Sot ky sherbim eshte shteteror dhe kryhet nga drejtoria e metrologjise.

Eshte nje biznes 3-4 milione euro ne vit, i cili sigurisht paguhet nga qytetaret. Kompanite e naftes paguajne drejtorise se metrologjise 14 mije leke te reja per cdo pistolete qe kane ne stacionet e karburanteve dhe kete kosto e ngarkojne ne cmimin e naftes.

Por tani parate nuk do i shkojne me shtetit, por privatit qe do fitoje koncesionin. Minimalisht jane 60 milione euro per 20 vitet e koncesionit, gjithmone nese privati do te mbaje te njejtat tarifa qe paguhen sot ne shtet.

Praktikisht koncesioni i pompave eshte nje transferim i paster i taksave te qytetareve nga buxheti i shtetit ne llogari private. Nese dy koncesionet e meparshme, te cilet prekin naften, ai i markimit dhe skanimi u dhane tek privati per sherbime qe nuk kryheshin fare nga shteti, ky i pompave eshte unik. Ketu jepet nje sherbim, i cili kryhet aktualisht nga shteti dhe per te cilin nuk ka asnje ankese nga askush.

Qeveria e ka ndare mendjen qe tja kaloje privatit parate e buxhetit, per arsyet qe i di ajo. Ceshte eshte pse hesht opozita?

Zoti Basha ka marre angazhim publik se do te anulloje taksen e qarkullimit, e cila ne fund fare shkon ne buxhetin e shtetit dhe financon shkolla, spitale, rrogat e administrates. Por opozita nuk po thote asgje per nje tarife qe sot shkon ne shtet, por neser do privatizohet. Dhe i gjithe investimi qe do beje privati per te privatizuar 60 milione euro eshte vetem 500 mije euro.

Cfare e detyron nje opozite te heshte kur buxheti i shtetit devijohet ne llogari private permes koncesioneve te dyshimta dhe procedurave te kontestuara. Apo… ?? ✌️✌️

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri koncesioni i pompave të karburanteve klodian tomorri koncesioni i pompave të karburanteve

Sondazh

Poll