Aktualitet

Video e policit në Malësinë e Madhe, deputeti i PD: Ka dhe shumë materiale të tjera për të

12 Shkurt 2019, 11:52 Nga DOSJA
Video e policit në Malësinë e Madhe, deputeti i PD: Ka dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një postim në Facebook, akuzon policin e arrestuar Berhan Bajrakurti se ai ka abuzuar dhe me gra të tjera.

Sipas Salianjit, për Bajrakurtin ka dhe shumë video të tjera të cilat i kanë shkuar atij në mesazh, por shton se dhe Policia e Shtetit i disponon.

“Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi. Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!”, shkruan deputeti democrat në postimin e tij.

Gajtë ditës së djeshme ne media u shfaq një video e efektivit të polcisë i cili bënte akte të turpshme teksa filmohej.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deputeti i pd per videon e policit polici gruemire polici nuk pranonte denoncim salianji ka prova te reja video malesi e madhe deputeti i pd per videon e policit polici gruemire polici nuk pranonte denoncim salianji ka prova te reja video malesi e madhe

Sondazh

Poll