Aktualitet

Operacion ndërkombëtar anti-drogë/ Shkatërrohen 4 grupe kriminale, në pranga 12 shqiptarë (Emrat) (VD)

12 Shkurt 2019, 08:58 Nga DOSJA
Operacion ndërkombëtar anti-drogë/ Shkatërrohen 4 grupe

LECCE- Një operacion anti-drogë i policisë italiane dhe asaj shqiptare është finalizuar me goditjen e 4 grupeve kriminale që akuzohen se kanë trafikuar drogë në Itali dhe Shqipëri.

Burime për Dosja.al bëjnë  me dije se janë lëshuar 27 urdhër arreste, për 21 shqiptarë dhe 6 italianë. 6 shqiptarë janë arrestuar në Itali ndërsa 6 të tjerë janë prangosur në Vlorë, ndërkohë që priten të ekzekutohen edhe 9 urdhër arreste. Pjesë e bandës dyshohet se janë edhe 3 persona të tjerë që ndodhen në burg në Shqipëri, 2 italianë dhe një shqiptar.

Operacioni i koduar “Lulet e Pranverës” është shtrirë në Shqipëri, në disa qytete si Vlorë, Lezhë dhe Durrës. Janë dokumentuar 4 raste të trafikut të drogës dhe janë sekuestruar një sasi prej rreth 3.3 ton kanabis.  Hetimet kanë zgjatur për rreth dy vite, ndërkohë që personat e prangosur akuzohen për krijim të organizatave kriminale.

Dosja.al mëson se janë arrestuar në Itali:

Në Itali janë arrestuar;
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Cepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Xheninaj

Në Shqipëri janë arrestuar;
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj.

Si nisën hetimet?

Sipas burimeve hetimi për këtë grup është nisur që në vitin 2016, pas sinjalizimeve që kanë ardhur në të dy vendet. Hetimi është bërë i përbashkët dhe paralel në të dyja vendet. Po ashtu, mësohet se urdhër-arrestet për këta të ndaluar janë firmosur nga autoritetet italiane. Kanë qenë përgjimet, informacionet dhe vëzhgimet që kanë bindur autoritetet të vijojnë procedurat me arrestimin e tyre.

Video nga arrestimet në Itali: 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 27 të arrestuar itali 6 të arrestuar vlorë operacion anti-droge itali 27 të arrestuar itali 6 të arrestuar vlorë operacion anti-droge itali

Sondazh

Poll