Aktualitet

I arrestuar për ngacmim seksual, rrëfehet polici: Videon e kam xhiruar unë, ishte bisedë private

12 Shkurt 2019, 12:28 Nga DOSJA
I arrestuar për ngacmim seksual, rrëfehet polici: Videon e kam xhiruar

SHKODËR- Një ditë pas arrestimit, polici i arrestuar në Gruemirë, Berhan Bajrakuti ka folur në komisariatin e Koplikut ku ka treguar versionin e tij për ngjarjen. Bajrakuti ka mohuar që të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur, por ka pranuar autorësinë  e videos.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se polici ka thënë se videoja e publikuar në media ka qenë një bisedë private “Videocall”.

“Biseda ka qenë private. Videon e kam xhiruar unë, por jo për ngacmim seksual. Kam një lidhje tjetër, por jo një ngacmim seksual”. –është shprehur ai.

Çështja e policit të arrestuar në Gruemirë të Malësisë së Madhe është kthyer në debatin kryesor të ditës në vend. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha sot se nuk ka një denoncues për ngjarjen. Ndërkohë që burime për dosja.al, sqarojnë se në komisariatin e Malësisë së Madhe nuk ka asnjë denoncim për policin duke lënë vend për dyshime për këtë ngjarje.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berhan bajrakurti polici i arrestuar ne malesine e madhe berhan bajrakurti polici i arrestuar ne malesine e madhe

Sondazh

Poll