Aktualitet

Krim në familje në Tiranë, gardisti vret gruan në sy të fëmijës (Emrat+Detaje)

12 Shkurt 2019, 06:55 Nga DOSJA
Krim në familje në Tiranë, gardisti vret gruan në sy të

TIRANË-  Kryeqytetit u trondit sot nga një krim në familje, ku një gardist me armën e shërbimit ka vrarë gruan e tij, Ervilma Seferaj në orët e para të mëngjesit. Burime për dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës. Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, Policia dhe SHÇBA, kanë arrestuar punonjësin e gardës, Alket Arapaj.

Por dhe pse Arapaj sot tronditi qytetin e Tiranës me aktin e tij, një vit më parë në një postim në Facebook, shkruante se familja për të është gjëja më e shtrenjtë.

“Jeta ka dhe gjëra të çmuara, si familja”, shkruante Arapaj teksa fotografohej me gruan dhe vajzën e tij.

Ndërkohë dyshohet se  shkak për këtë ngjarje është bërë kërkesa e gruas për të nisur punë. Mësohet se çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë cdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Krim në familje në Tiranë, vret gruan, pranga gardistit 

Një gardist ka rënë në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së gruas të tij. Uniformat blu dhe SHÇBA, njoftojnë se shtetasi Alket Arapaj, 44 vjeç punonjës në Gardën e Republikës, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje me armën e shërbimit bashkëshorten.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”“, bën me dije policia në njoftimin e saj.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ka ndodhur në pak ditë në vendin tonë, pasi vetëm javën e shkuar, qyteti i Vlorës u trondit nga një tjetër krim në familje, ku Teodor Lera vrau gruan e tij kur ajo po flinte gjumë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alket arapaj arrestohet gardisti ne tirane ervilma seferaj gardisti vret gruan alket arapaj arrestohet gardisti ne tirane ervilma seferaj gardisti vret gruan

Sondazh

Poll