Aktualitet

“Je burrë seksist!”, Laert Vasili- aktivistes: Ke fjalor prej rrugaçeje (VIDEO)

12 Shkurt 2019, 08:04 Nga DOSJA
“Je burrë seksist!”, Laert Vasili- aktivistes: Ke fjalor prej

Aktivistja Gresa Hasa dhe aktori Leart Vasli kanë pasur mbrëmjen e djeshme  në emisionin “360 Gradë” një debat për gruan dhe vajzën shqiptare ku nuk kanë munguar ofendimet me njëri-tjetrin.

Hasa është shprehur se Vasili po flet me një gjithë seksiste për gratë dhe vajzat shqiptare por ky i fundi e ka quajtur atë se po flet me një fjalor rugaçeje.

DEBATI:

Hasa: Po ik mo se nuk të lejoj unë ty dhe çdo tjetër në vendin tënd dhe të vazhdojë të më ndërpresë me seksizma, ofendime dhe me një lloj sjellje në fakt që është e papranueshme  dhe është kjo sjellje që neve na çon në fund të ditës në ngjarje si përdhunimi,  vrasja se nuk lindi diskriminimi gjinor dhe nuk lindi dhuna me fatalizma të tillë.

Vasili: Po bëhesh ti në studio….

Hasa: Nga ky moment do të injoroj, se unë kam ardhur që ta shfrytëzoj këtë hapësirë televizive. Ai publik që e ndjek këtë emision sot janë ato që gratë që kërcënohen nga bashkëshortët e tyre, janë vajzat që kërcënohen nga baballarët e tyre. Kështu të lutem shumë mbylle gojën se tani jam duke folur unë.

Vasili: Të flasësh për gruan për vajzën dhe për femrën me këtë fjalor prej rugaçeje në studio….

Zheji: Lere të flasë.

Vasili: Mos më thuaj kujdes se më drejtoi tre ofendime dhe nuk u ndjetë. Pra për juve shoqja juaj mund të ofendojë. Nuk është Laerti ai i Malësisë së Madhe as i Kavajës..

Hasa: Laerti ka një gjuhë seksiste.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debati gruaja shqiptare gresi hasa laert vasili debati gruaja shqiptare gresi hasa laert vasili

Sondazh

Poll