Aktualitet

Lubonja: Çuditem si ky popull duron akoma, unë jam me protestën

12 Shkurt 2019, 11:41 Nga DOSJA
Lubonja: Çuditem si ky popull duron akoma, unë jam me protestën

Për protestën e opozitës e cila pritet të zhvillohet më 16 shkurt ka folur së fundmi analisti Fatos Lubonja.  Lubonja është shprehur se është me protestën e 16 shkurtit dhe tha se është i çuditur që shqiptarët po durojnë kaq shumë nga qeveria Rama. 

‘Unë kam parë që ka një përpjekje për t’i mobilizuar njerëzit, për të patur një masë të madhe njerëzish në shesh. Mendoj se do të ketë njerëz jo vetëm për shkak të këtij mobilizimi, por edhe sepse ka një shtresë njerëzish që janë goditur.

Unë çuditem sesi ku popull duron akoma. Ky popull ikën. Këtu abuzohet me nënshtrimin e madh të këtij populli. Jam me protestën padyshim. A do të jetë e dhunshme apo jo, nuk e di’, tha ai.

Lubonja u shpreh më tej se ka dy mënyra sepse mund të organizohet kjo protestë: ose të bëhet për shkuar në zgjedhje ose të rrëzuar Ramën. 

“Një mundësi është që kjo protestë të jetë si të tjerat që na çojnë në zgjedhje, ose do të jetë e vazhdueshme duke detyruar këtë kryeministër të ikë. Kështu duhet të kishte funksionuar drejtësia por këtu ndodh,  Saimir Tahiri rend në gjykatë dhe thotë unë jam i pafajshëm. Balla që thotë futni në burg djalin e Berishës.  Ndoshta Basha imagjinon se se populli është zemëruar kaq shumë dhe do bëjë namin.”, u shpreh Lubonja në “News 24”. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja protesta e 16 shkurtit fatos lubonja protesta e 16 shkurtit

Sondazh

Poll