Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it në Kolonjë, Balluku i shmanget pyetjes së gazetares: Për ça e bën këtë, s’ke pse bërtet

24 Prill 2019, 14:51 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it në Kolonjë, Balluku i shmanget pyetjes së

GJIROKASTËR– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu ka premtuar banorëve të fshatit Kolonjë se HEC-i i planifikuar për t’u ndërtuar në përroin e Rehovës, do të anulohet.

Dosja.al ka siguruar pamje nga takimi i Ballukut ku bie në sy një pjesëmarrje tejet e ulët, krahasuar me herët e tjera kur fshati është vizituar nga politika shqiptare.

Ministrja është kapur edhe me gazetarët e pranishëm në takim. Gazetarja Ervina Shehaj e ka pyetur ministren pse HEC-i u anulua pas protestave të banorëve, dhe kjo e fundit iu shmang pyetjes së gazetares.

Replika me gazetaren:

Gazetarja: Pse u anulua HEC-i? Duhet që të ngriheshin banorët në protestë?

Balluku: Ne duhet të ulemi atje… për ça e bën këtë? S’ke pse bërtet, ulu këtu dhe dëgjo.

Prej muajit shkurt, banorët e fshatit Kolonjë kanë protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në përroin e Rehovës, që është i vetmi burim ujor i këtij fshati.

Banorët pretenduan se ky HEC do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor duke shkatërruar kështu të mbjellat e tyre.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kolonjes belinda balluku heci ne kolonje banoret e kolonjes belinda balluku heci ne kolonje

Sondazh

Poll