Aktualitet

KPA shtyn sërish vendimi për gjyqtarin Edmond Islamaj: T’i jepet kohë për mbrojtje

12 Shkurt 2019, 11:16 Nga DOSJA
KPA shtyn sërish vendimi për gjyqtarin Edmond Islamaj: T’i jepet

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë sërish vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

KPA shtyu vendimin për t’i lënë kohë gjyqtarit që të përgatisë mbrojtjen lidhur me materialet ku analizoheshin shpenzimet e tij.

Gjatë seancës, KPA paraqiti gjithë analizën financiare dhe atë të shpenzimeve për udhëtimet e kryera nga Islamaj të dyja me nga 18 faqe secila.

Seanca e radhës kur do të jepet vendimi edhe për gjyqtarin u caktua për në datën 5 mars.

Gjyqtari Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 7 shtator. Ishte Komisioneri Publik organi që e ankimoi vendimin me argumentin se nuk ishte kryer verifikim i plotë ndaj gjyqtarit.

Sipas Florjan Ballhysës, ndaj gjyqtarit nuk ishte bërë verifikim sa i takon pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond islamaj gjyqtari i gjykates se larte kpa kpk vettingu edmond islamaj gjyqtari i gjykates se larte kpa kpk vettingu

Sondazh

Poll