Aktualitet

Peticioni për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Goci: Ky që kemi duhet përmbysur bashkë me ata që e mbajnë gjallë

24 Prill 2019, 10:25 Nga DOSJA
Peticioni për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Goci: Ky që kemi duhet

TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka komentuar nismën e iniciuar nga Nisma Thurje, për një peticion për mbledhje firmash për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Goci thotë se ku sistem duhet ndryshuar bashkë me personat që e mbajtën gjallë.

Reagimi i plotë:

Dje , te Rruga e Elbasanit, takova dy Zonja ne rruge qe me pyeten ku firmoset ai peticioni per Sistemin Zgjedhor i Nismes Thurje.
Me siguri Zonjat nuk do mund te benin analiza te thella per Sistemin e Zgjedhor, po nje gje e kishin gozhde ne koke : Ky Sistem Zgjedhor duhet permbysur, bashke me ata qe e mbajne gjalle. Eshte e qarte qe opinioni popullor nuk e do kete sistem, pavaresisht qe Shqiperi e dime mire qe nje pjese derrmuese e popullsise kane afiliacione te forta me partite e medha.
Nisma Thurje ka bere gjene me te mire qe ka fokusuar aksionin te çeshtja e Sistemit Zgjedhor, sepse eshte me interes te gjere shoqeror, dhe eshte çeshtja me me rendesi ne kete moment, qe e ka mberthyer tere vendin ne nje nyje te pazgjidhshme.
E mbeshtes fort kete aksion, ne duhet te shprehemi per ndryshimin e ketij sistemi, i cili na cenon disa parime themeltare :
1.Krijon kryetar partish me fuqine e nje perandori
2. Deputeti flen ne interesat e veta apo nen sqetullen e kryetarit te partise, ne as per fytyre nuk kemi te drejte ta shohim sepse listat e mbyllura nuk na e lejojne.
3. Mundesite e subjekteve te reja apo kandidateve te rinj per te prodhuar oferte politike e per t’u zgjedhur jane zero.
4. Partite ekzistuese kane kapur çdo lloj pushteti dhe balanca e pushteteve eshte utopi.
5. Votat jane organizuar me baze Vilajetesh si nen Perandorine Osmane, ku te fortet e zonave-çifligje bejne Ligjin e kontrollojne gjithçka.
6. Ky sistem ka bjerre çdo diskurs politik ne rang kombetar, pasi idete jane gjeja me e parendesishme per te konkuruar ne hapesiren politike.
7. Legjitimiteti i ketij sistemi nuk ekziston, pasi kushdo qe te marre shumicen, ka marre shumicen e pakices.Pjesemarrja ne zgjedhje eshte 45 % me presione e siklete, tendenca eshte qe te shkoi nen 40 % ; dhe tani qe flasim, me pak se gjysma merr pjese ne zgjedhje.
Ky sistem thjesht duhet shembur.
Tryezat per te firmosur i gjeni te ura qe lidh shallvaret me bllokun dhe te 21-shi.

“Nisma Thurje” ka organizuar një peticion për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Disa tavolina me të rinj ju presin çdo ditë tek ish-blloku dhe tek 21 dhjetori për të firmosur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nisma thurje peticioni per sistemin zgjedhor nisma thurje peticioni per sistemin zgjedhor

Sondazh

Poll