LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Nëna e Skënderbeut me origjinë serbe’, historiani Paskal Milo sqaron deklaratën: Fjalët e mia janë shkëputur nga kon

28 Maj 2020, 14:57 Nga DOSJA
‘Nëna e Skënderbeut me origjinë serbe’, historiani

TIRANË- Në një intervistë historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut. Milo në një intervistë për Tirananews shpjegon se ajo që tregon video që tashmë është bërë virale në rrjet, është një shpifje shumë e poshtër e organizuar nga qarqe ekstremiste islamike, që  financojnë shumë portale të tilla në Shqipëri, për të goditur figurën e Skënderbeut. Milo shton se mbështet deri në fund tezat, të cilave ju referohet, por jo fjalëve të shkëputura nga konteksti, pasi kështu fjalët e tij po shfrytëzohen.

Ju keni thënë se video që është bërë virale, ku ju deklaroni se nëna e Skënderbeut është më origjinë sllave është një shpifje e montuar dhe manipuluar, përse?

Është një shpifje shumë e poshtër e organizuar nga qarqe ekstremiste islamike, që financojnë shumë portale të tilla në Shqipëri, për të goditur figurën e Skënderbeut. Nuk është hera e parë që e bëjnë këto qarqe. Por duke keqpërdorur dhe manipuluar tezat dhe qëndrimet e mia shumë të njohura në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, dy vite më parë.

Pyetja që shtrohet është, pse u kujtuan tani këto portale me influenca të qarta islamike ektreme, të ribotojnë dhe manipulojnë pas dy vitesh këto deklarata të miat?

Bën shumë përshypje dhe është qëllimisht e organizuar dhe unë jam në dieni të këtyre përpjekeve që bëhen nga individë të caktuar të paguar. Synimi nuk jam unë, por është goditja e figurës së Skënderbeut. Goditja realizohet përmes shpifjeve në adresën time.

Nëqoftëse doni të dini pikpamjet e mia, i sugjeroj të gjithëve të lëxojnë se çfarë kam thënë unë në referatin e mbajtur në vitin 2018 në Konferencën Kombëtare për Skënderbeun të mbajtur në Tiranë dhe në disa konferenca të tjera. Materiale këto të botuara edhe në gazeta. Aty janë të qarta dhe jo të manipuluara. Nuk ka fraza të shkëputura nga konteksti si është bërë në atë video të publikuar.

Është një tentativë e ndyrë e qarqeve të influencuar nga radikalistë ekstremistë, që vazhdimisht kanë goditur figurën e Skëndërbeut me qëllime anti- kombëtare dhe anti-shqiptare.

Ku qëndron goditja, se që nëna e tij është me origjinë sllave është thënë nga ju..ç’ka do të thotë që mbështesni këtë tezë…

Në monetin që frazat merren të shkëputura nga një bisedë që ka zgjatur dy orë edhe montohen, nuk del absolutisht qëndirimi edhe mendimi im. Sepse nuk jam unë që e kam thënë që nëna e Skëndërbeut është me origjinë serbe, po janë me dhjetëra dhe qindra historianë. Nuk e them unë që Skendërbeu ka lindur nga një familje ortodoske, por janë shumë të tjerë dhe dokumeta historike që e thonë këtë.

Nuk e kam shpikur unë, unë u referohem historianëve dhe dokumentave të tjera. Ky montim është bërë qëllimisht edhe nuk e thonë që unë këto deklarata i kam bërë para dy vitesh, duan të japin përshtypjen që unë këto deklarata i kam bërë këto ditë.

Ka pasur komete dhe akuza kundër jush në rrjet…

Pse nuk del një historian ta kundërshtojë, por del vajza e Koço Kokëdhimës, çfarë përfaqëson ajo? Ajo është tralala zura një galë.

Çfarë arrijnë këto ekstremistë duke goditur Skënderbeun?

Në Shqipëri ka një numër presionesh që vijnë nga qarqet ekstremiste islamike. Në këtë rast duke goditur figurën e Skëndërbeut që ndali pushtimin osman, që iu bë barrikadë pushtimit të Evropës nga osmanët dhe që Skëndërbeun e kanë akuzuar si tradhëtarë të osmanëve dhe si tradhëtarë të islmalit, duke e nxjerrë Skëndërbeut si një nga udhëheqësit e botës së krishtere, evropiane të asaj kohe, argumetojnë tezat e tyre që Skëndërbeu është tradhëtar. Pra godasin figurën e Skëndërbeut duke përdorur tezat e mia. Shumë dinake!

Si influencon kjo sot?  

Ju e këni të qartë që në politikën e gjeo-Ballkanit, Shqipëria, Kosova dhe shqipëtarët, ata i mendojnë si baza mbështetëse për penetrim të mëtejshëm të islamizmit ekstem në Ballkan. Spese mbështeten në faktin që shumica e shqipatërëve janë të fesë muslimane dhe duke bërë këto gjera ata duan të penetrojnë thellë e më thellë në shoqërinë shqiptare. Sidomos tani ku në Ballkanin Perëndimor kryqëzohen influenca dhe presione të ndryshme dhe ku presionet e qarqeve islamike janë të pranishme. Pjesë dhe instrumet i kësaj fushate për ta penguar këtë rajon për tú bashkaur me Evropën.

(Marrë nga Tirananews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj kastrioti nena e skenderbeut paskal milo gjergj kastrioti nena e skenderbeut paskal milo

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez