Politike

Negociatat/ Tusk optimist: Jemi afër, për mua “Po”. Rama: Ke qenë avokati ynë

Rama u shpreh optimist për negociatat dhe falenderoi Presidentin e KiE për të gjithë punën që ai po bën për integrimin e Shqipërisë dhe i akordoi një medalje mirënjohje. Nga ana tjetër Tusk tha se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi kjo është për të mirën e të gjithëve. 
Përditësuar:

TIRANË– Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka nisur vizitën e tij në Tiranë.  Tusk ka zhvilluar më për më shumë se 30 minuta një takim me Edi Ramën. Pas bisedës në Kryeministri, Tuks dhe Rama kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediet.

Rama u shpreh optimist për negociatat dhe falenderoi Presidentin e KiE për të gjithë punën që ai po bën për integrimin e Shqipërisë dhe i akordoi një medalje mirënjohje. Nga ana tjetër Tusk tha se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi kjo është për të mirën e të gjithëve. 

Zyrtari i lartë i BE pas takimin me Kryeministrin Edi Rama do të ketë dhe takime me aktorët politikë kryesor në vend. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse pjesë e axhendës së Tusk do të jetë edhe zgjidhja e krizës politike, në të cilën ndodhet vendi prej më shumë se 7 muajsh.

Para mbërritjes në Shqipëri, ai do të zhvillojë mëngjesin e sotëm takime edhe në Maqedoninë e Veriut. Tusk do zhvillojë në orën 11:45 takim me Zoran Zaev,  dhe më pas, rreth orës 12:15 do të zhvillojë një konferencë për shtyp atje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vizita e Tusk vjen një muaj para se BE të japë vendimin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i çelen negociatat apo jo. Në një intervistë të mëhershme për të përditshmen malazeze “Vijesti”, komisioneri europian për zgjerimin në largim, Johanes Hahn, shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit.

 

Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

J.V/Dosja.al

  • 16:10

    Tusk optimist për negociatat: Po i afrohemi shumë atij momenti, unë kam qenë gjithmonë “Po”

    Kreu i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, tha se momenti i hapjes në negociatave është shumë afër.

    Sipas tij integrimi i Ballkanit Perëndimor është për të mirën e të gjithëve, pasi do të krijohej stabilitet dhe nuk do kishte më rrezik për ndikime nga të tjerë.

    Po i afrohemi gjithnjë e më shumë i këtij momenti. Unë kam qenë i mendimit që të çelen negociatat si me ju dhe me Maqedoninë e Veriut, kjo lidhur dhe me progres raportin e Këshillit. Po aq i rëndësishëm është dhe fakti që anëtarësimi i rajonit është në interesit në të gjithë Evropës, pasi nuk do të ketë Eurpës stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ishte deklarata e Tusk.

  • 16:05

    Rama i dhuron medaljen e mirënjohjes Donald Tusk: Optimist për çeljen e negociatave

    Kryeministri Edi Rama gjatë konferencën me kreun e Këshillit të Europës, Donald Tusk, është shprehur optimist për hapjen e negociatave. Teksa i akordoi Tusk-ut medaljen e mirënjohjes, kryeministri u shpreh:

    “Sot pata mundësinë ta falenderoja këtu në Tiranë për çka ka bërë. Sot po ndajmë një moment të mirë, duke I akorduar “Yllin e Madh të Mirënjohjes”. Nga ana tjetër më vjen më mirë të nënvizoj dhe qartësinë që Tusk është shprehur gjithnjë me këtë proces dhe të çmoj para opinionit publik, përpjekjen e tij për procesin e integrimit”, u shpreh Rama.

Shto Koment