LIVE UPDATES
Politike

“Ruçi e di se ç’dru ka ngrënë nga Rama”, Lesi tregon prapaskenat: Vetëm Veliaj shpëtoi nga egërsimi i kryeministrit

17 Shtator 2019, 09:56 Nga DOSJA
“Ruçi e di se ç’dru ka ngrënë nga

Tiranë- Nikol Lesi ka publikuar së fundmi një shkrim për sa i përket zhvillimeve brenda  Partisë Socialiste. Ai thekson se Gramoz Ruçi dhe këshilltari i tij Kosta Bajraba kanë ngrënë shumë dru nga Rama pas  gotës së shampanjës në festën e  LSI-së.

“Vetëm Gramoz Ruçi dhe këshilltari i tij Kosta Bajraba e dijnë se ç’dru ka ngrënë krye-parlamentari Ruçi, pas gotës së shampanjës te LSI! Kjo është Rilindje! Të bën të gëlltisësh çka thua në mëngjes dhe ta ndërrosh pllakën me 180 gradë me një vështrim inatçor apo sms të kryeministrit.”, shprehet Lesi.

Ai shton më tej në shkrim se vetëm Veliaj ka shpëtuar nga një egërsim i Ramës, pasi ky i fundit ka frikën e një skenari Meta-Veliaj.

E dihet se kur egërsohet Edi Rama apo kur fantazon ndonjë “skenar” Meta-Veliaj ai bëhet keq, pasi edhe për dreq të dy banojnë te Kodra e Diellit e kësisoj hamëndësimet shkojnë deri në ujdi mes tyre kundër kryeministrit. Ndaj mund të shpjegohet se si Erion Veliaj ndryshoi 180 gradë në darkë te emisioni i Sokol Ballës, pa harruar se gjithçka në facebook-un e Erion Veliajt nga festa e Pezës, ku ishte me Presidentin Meta, u fshi në kohë rekord. Mjafton të shikoni momentalisht facebook-un e kryebashkiakut, ku çfarë nuk është futur, përveçse aktivitetit të përvjetorit të konferencës së Pezës me Presidentin.”

Shkrimi i plotë i Nikoll Lesit 

Për të parë shkallën e demokracisë së brendshme në PS mjafton të shikojmë një ndodhi e cila dje filloi në Pezë dhe mbaroi në studion e news24 me emisionin e Sokol Ballës.

Dje ishte festa e 77-vjetorit të konferencës së Pezës. Në Pezë shkoi Presidenti Meta dhe zv/kryeministri Braçe, e ku natyrisht mikpritësi ishte Erion Veliaj. Sipas protokollit shtetëror, kryebashkiaku e priti presidentin, bile gjatë fjalës së tij Erion Veliaj iu referua disa herë Presidentit, ndërkohë që kamera e televizionit kapte herë pas herë që kur kryebashkiaku përmendte emrin e Ilir Metës si president, fytyra e zv/kryeministrit Braçe thartohej.

Deri këtu gjithçka shkoi mirë dhe miqësisht. Në thelb Ilir Meta është më i majtë se të majtët e PS-së, Erjon Braçe dhe Erion Veliaj, porse protokolli e detyronte të mbante përbrenda ndjenjën e së majtës. E megjithatë Erion Veliaj zhvilloi një super aktivitet në Pezë, bile e kishte filluar që një ditë më parë. Për të qenë realist Erion Veliaj është kryebashkiaku i duhur për Tiranën, ndonëse fitoi me një palë votime partiake me 30 qershor, por prapë mendimin e kam të palëkundur se edhe përballë një kandidati të PD-së, përsëri Veliaj do të mund të fitonte.

Deri paradite gjithçka kaloi festive në Pezë. Në kryeqytet, me sa duket, nuk i kishte pëlqyer kryeministrit Rama fakti që kryebashkiaku Veliaj iu referua presidentit gjatë përshëndetjes së tij në Pezë. Natyrisht që edhe zv/kryeministri ndonjë sms do t’ja ketë nisur kryeministrit për Erion Veliajn.

E dihet se kur egërsohet Edi Rama apo kur fantazon ndonjë “skenar” Meta-Veliaj ai bëhet keq, pasi edhe për dreq të dy banojnë te Kodra e Diellit e kësisoj hamëndësimet shkojnë deri në ujdi mes tyre kundër kryeministrit.

Ndaj mund të shpjegohet se si Erion Veliaj ndryshoi 180 gradë në darkë te emisioni i Sokol Ballës, pa harruar se gjithçka në facebook-un e Erion Veliajt nga festa e Pezës, ku ishte me Presidentin Meta, u fshi në kohë rekord. Mjafton të shikoni momentalisht facebook-un e kryebashkiakut, ku çfarë nuk është futur, përveçse aktivitetit të përvjetorit të konferencës së Pezës me Presidentin.

Ndaj kur shikojmë se çfarë i ndodhi Erion Veliajt që quhet nga pjesa socialiste si numri dy, de facto, në PS atëherë imagjinoni se çfarë iu bën kryeministri dhe kryetari i PS-së gjithë të tjerëve, përfshi edhe ish-shtyllës kurrizore të PS-së, Gramoz Ruçi. Edhe Ruçi mori “shpullë” të fortë se pse shkoi te festa e përvjetorit të 15-të të LSI e ku doli “gabimisht” përkrah Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës.

Vetëm Gramoz Ruçi dhe këshilltari i tij Kosta Bajraba e dijnë se ç’dru ka ngrënë kryeparlamemtari Ruçi, pas gotës së shampanjës te LSI!

Kjo është Rilindje! Të bën të gëlltisësh çka thua në mëngjez dhe ta ndërrosh pllakën me 180 gradë me një vështrim inatçor apo sms të kryeministrit.

Në fakt Edi Rama mbetet një kopje e Enver Hoxhës apo e Sali Berishës së vitëve 1992-1997. Tregojnë se me një vështrim apo “këshillë” (se atëhere nuk kishte sms diktatori, pasi do bënte namin) të Enver Hoxhës përfundoje në burg ose pak më mirë, i internuar. Mbetet proverbiale një takim i kërkuar nga Enver Hoxha me profesorin e nderuar Hamit Beqja. Profesori kishte botuar një artikull në gazetën “Mësuesi”, por që nuk i kishte pëlqyer Enver Hoxhës. Dhe e lajmërojnë Hamit Beqjen te shkonte se e kërkonte vetë Enveri. Ai me vrap nxiton e ngjit shkallët e Komitetit Qendror të PP. Dhe pret pothuaj një orë në paradhomë. Ndërkohë sekretari i diktatorit bënte sikur nuk e shikonte. Dikur e thërret diktatori. Hyn profesor Beqja dhe ulet përballë diktatorit. Por ai vazhdonte leximin e diçkaje që kishte në tavolinë. Pas kaluan disa minuta Hamiti thotë me gjysëm zëri:

-Kam ardhur shoku Enver!

-Hamdi!- i drejtohet Enveri.

-Hamit e kam shoku Enver!

-Hamdi të thashë!-ngre zërin Enver Hoxha.

-Jam Hamiti- përsëriti Hamit Beqja.

-Hamdi! Partia jo vetëm të ndërron emrin, por të dërgon edhe për riedukim!- ngre zërin dikatori.

-Si urdhëron shoku Enver!

Kjo ndodhi e treguar nga një ish-gazetar, tashmë në pension, mbetet proverbiale për kohën e dikurshme, por edhe për sot.

Ndaj Erion Veliaj shpëtoi mirë dje nga Edi Rama, pasi ai edhe mund t’i ndërronte emrin pas pritjes së përzemërt të Ilir Metës në Pezë!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 15 vjetori i lsi erion veliaj ilir meta 15 vjetori i lsi erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet